HomeShowbiz

Kim Kardashian ka liruar 17 të burgosur në 90 ditë si pjesë e fushatës së saj

Kim Kardashian tani ka liruar 17 të burgosur në 90 ditë si pjesë e fushatës së saj për të fituar drejtësinë për të burgosurit të cilëve iu janë shqiptuar dënime të gjata për shkelje të nivelit të ulët të drogës

Kim Kardashian thuhet se ndihmoi deri në 17 të burgosur duke financuar fshehurazi një fushatë të drejtësisë penale, shkruan DailyMail, transmeton Telegrafi.

Ylli i show-t televiziv “Keeping up with the Kardashians”, filloi ofertat e saj të drejtësisë sociale duke i kërkuar Presidentit Donald Trump për lirimin e gjyshes Tennessee Alice Marie Johnson, në qershor të vitit të kaluar.

Që kur 63-vjeçarja u fal nga Trump pasi takoi Kimin në Shtëpinë e Bardhë, ajo u bashkua me fushatat për të liruar të burgosurit e tjerë.

Kim u bashkua me avokatin Brittany K Barnett dhe ka financuar fshehurazi Projektin “Buried Alive”, i cili ka ndihmuar 17 të burgosur të cilët janë dënuar me burg të madh për shkelje të nivelit të ulët të drogës, si pjesë e projektit të saj “90 Ditët e Lirisë”.

Disa nga të liruarit përfshijnë ish-skllavin e seksit, Cyntoia Brown, Jeffrey Stringer dhe Johnson, i cili kaloi 21 vjet burg për një vepër të dhunshme të drogës.

Kim Kardashian West (Foto: Dimitrios Kambouris/Getty Images/Guliver)

Por tani shuma e të burgosurve në listë është më e gjatë se kaq.

Javën e kaluar Kim ndihmoi Stringer nga Miami, pasi ishte mbyllur për më shumë se dy dekada për një rast droge të nivelit të ulët.

Kardashian postoi në Twitter të premten një status duke treguar se ajo ndihmoi në financimin e çështjes së tij pasi ai ishte dënuar me burgim të përjetshëm.

Kim gjithashtu u bashkua me të famshmit si Cara Delevigne dhe Rihanna duke bërë thirrje për Brown, e cila u dënua me 12 vjet burg për vrasjen e një burri që e pagoi për seks kur ajo ishte vetëm 16 vjeçe, për t’u liruar.

Projekti “Buried Alive” ka treguar përditësimet e atyre që ka ndihmuar dhe pohoi se ka ndihmuar 17 të burgosur, duke përfshirë: Terrence Byrd, Jamelle Carraway të Illinois dhe Eric Balcom nga Florida.

Dhe Kim ka financuar fshehurazi projektin gjatë disa muajve të fundit, thuhet sipas TMZ.

Kim Kardashian West (Foto: Michael Loccisano/Wire Image/Guliver)

Byrd ka shërbyer 25 vjet në një burg federal për akuzat e posedimit të drogës, Balcom u dënua për drogë gjithashtu dhe Carraway kaloi 11 vite nga dënimi me burg të përjetshëm për posedimin e kokainës.

Të gjitha këto kauza vijnë në sajë të angazhimit të Kimit në fakultetin juridik, kjo pasi tash e një vit ajo ka filluar të studiojë për t’u bërë një avokate.

Kim gjithashtu duhet të kompletojë 60 kredi kolegji dhe pastaj të punojë si një praktikante në një firmë ligjore në San Francisko me qëllim të marrjes së provimit të jurisprudencës në vitin 2022.


TË NGJASHME