HomeShowbiz

Kim Kardashian ka probleme me Instagramin dhe i shkruan kësaj shqiptareje

Kim Kardashian është shumë aktive në rrjetet sociale ku ndan me ndjekësit e saj foto e video të ndryshme, mirëpo së fundmi i ka ndodhur e papritura në Instagram pasi i janë fshirë miqtë që ndjek në këtë platformë.

Ky detaj është vënë re nga një faqe në TWITTER e cila menaxhohet nga një fanse shqiptare e Kim, siç duket nga flamuri kuq e zi që ka përdorur.

“Prit, çfarë po ndodh? Është ndonjë virus i Instagramit apo çfarë?”, shkruante në Twitter faqja me flamurin shqiptar bashkë me një foto ku Kim shfaqej me 0 following.

Kim Kardashian e ka vënë re këtë dhe e ka publikuar postimin duke shpjeguar se mund të ketë ndodhur ndonjë gabim sepse ajo vetë nuk ka fshirë asnjë.

“O Zot.. Çfarë po ndodh?” Jo, është gabim. Tani duhet të kujtoj të gjithë që ndiqja dhe t’i shtoj të gjithë. Nuk e kam idenë se çfarë ka ndodhur”, është shprehur Kim.

ZOT.jpg

Bukuroshja amerikane tashmë ndjek vetëm 22 persona në Instagram.

DSATE.jpeg

TË NGJASHME