HomeShowbiz

Kim Kardashian mahnitëse në fotot me bikini

Ajo ka qenë e zënë me linjën e saj të të brendshmeve “Skims” për muaj të tërë.

Por, duket se Kim Kardashian ka lënë më anash punën për t’iu kujtuar fansave kthesat e saj të përsosura që gjenden në të.

Dhe ylli televiziv e kthyer në biznesmene së fundmi, nuk mund të dukej më mirë, ndërsa shfaqi figurën e saj përrallore në bikini, ku po shëtiste rreth plazhit në Meksikë.

Kostumi i larjes me shkëlqim bronz dhe stili i flokëve ishte zgjedhja e përsosur e 39-vjeçares, duke nxjerrë në pah stomakun e saj të sheshtë dhe kthesat e mahnitshme.

Por, me grim të plotë në fytyrë dhe vathë të rëndomtë, ajo u sigurua të mos hynte shumë thellë.

Kim kishte vendosur flokë të gjatë, të kompletuar në një bishtalec që arrinte drejt në pjesën e pasme të saj.

Nëna e katër fëmijëve është në një pushim të shkurtër me miqtë, duke qëndruar në hotelin luksoz Esperanza, ku një vilë përpara oqeanit është 7,000 dollarë në natë.

Përkundër se është nënë e katër fëmijëve, Kardashian rrëmben vëmendje thuajse gjithnjë me fizikun e saj të tonifikuar.


TË NGJASHME