HomeE Jona

Kim Kardashian presidente e SHBA?!

Kim Kardashian, është personazhi publik femër më e komentuar në botë, bizneset e shumta, format e saj trupore, skandalet e shumta, por tanimë, çdo gjë që bën apo çdo deklaratë e saj menjëherë kthehet në lajm. Kohëve të fundit, ajo është përfolur shumë si një kandidate e mundshme për zgjedhjet presidenciale të 2020. Mirëpo gjatë një interviste dielën,për prestigjozen “New York Times“, 39-vjeçarja hodhi poshtë të gjitha këto lajme, duke thënë se nuk do të kandidojë për Presidente.

“Ajo ndoshta është puna më stresuese në botë dhe mendoj se kjo nuk bën për mua”, tha Kim Kardashian. Edhe pse muajt e fundit, Kim është përfshirë së tepërmi, në çështjet politike, duke bërë thirrje me të madhe për heqjen e dënimit me vdekje. Megjithatë, Kim këmbëngul se duhet gjendur një zgjidhje, por pa lënë mënjanë edhe sistemin e drejtësisë, që sipas saj është në plan të parë.

Kardashian tha:”Vitin e kaluar kam mësuar rreth sistemit të drejtësisë. Kam vizituar burgje, takuar të dënuar dhe kam ndihmuar njerëz që të gjejnë drejtësinë, përfshi dy raste të dënimit me vdekje. Besoj se dënimi me vdekje duhet të hiqet.  Paragjykimi racor dhe padrejtësia vazhdojnë që të ekzistojnë në  të gjithë sistemin e drejtësisë, por sidomos kur bëhet fjalë për dënimin me vdekje”.