HomeShowbiz

Kim Kardashian sapo e çoi Halloween-in në tjetër nivel!

Jo më kot, bota e quan mbretëreshën e Instagram-it, Kim-in. Ajo thjesht, është e lindur për këtë punë dhe na e vërteton postim pas postimi. Ndryshe nga të tjerët që i mbyllën postimet e Halloween-it me një kostum, Kim mori gjithë kohën e botës dhe u shndërrua në një Elle Woods të vërtetë! 

Nëse nuk ju kujtohet Wods është personazhi i famshëm i filmit “Legally Blonde” (Ligjërisht Bjonde, 2001).

Nëna e 4 fëmijëve u shfaq e veshur si ajo dhe si çdo herë tjetër, theu internetin.

Për t’u transformuar në një avokate të famshme, Kim vendosi një paruke me ngjyrë të verdhë dhe veshi një fustan të ngushtë pas trupit, rozë. Për ta bërë më të plotë pamjen, vendosi një palë syze transparente rozë dhe një varëse rreth qafës. 

Sigurisht, 39-vjeçarja u kujdes që çanta, qenushi dhe stilolapsi me pupla rozë të ishin njësoj si të bjondes ikonike.

Prisni sepse ka akoma. Patë thjesht pjesën e parë të kostumit.

Më vonë, ylli i Instagram-it na kujtoi edhe njëherë skenën e famshme të pishinës, ku Reese Witherspoon shfaqej e veshur me bikini gjithë shkëlqim.

Jo, Kim s’ka mbaruar akoma!

Kim risolli një video me skenën ku Elle aplikon për në universitetin e Harvard-it, duke i provuar të gjithëve se njësoj si personazhi ajo ndihet më shumë se komode kur përdor gjuhën ligjore në jetën e përditshme.

“Përshendetje! Unë jam Elle Woods. Në esenë time të pranimit do t’ju them juve të Harvard-it, pse do të jem avokate e shkëlqyer.”- dëgjohet të thotë Kim.

Dhe nëse pas gjithë kësaj super performance, nëse nuk e meriton Kim çmimin e parë të Halloween-it, atëherë kush?


TË NGJASHME