HomeShowbiz

Kim Kardashian sulmohet nga fansat e saj të zemëruar për dhurimin e vetëm 1 milion dollarëve në luftën kundër koronavirusit.

Ylli i reality showt u zotua të dhurojë 1 milion dollarë nga marka e saj  SKIMS për të ndihmuar nënat dhe fëmijët e tyre që luftojnë gjatë pandemisë.

Ajo ndau një foto të vetes dhe grave të tjera që kanë përdorur markën e saj . Kim shkruan poshtë fotos: “Për të mbështetur nënat dhe fëmijët në nevojë gjatë kësaj kohe, unë jam krenare të njoftoj që @SKIMS është  angazhuar për të dhuruar 1 milion dollarë për familjet e prekura nga COVID-19.

Të hënën, ne do të risjellim këtë koleksion në treg dhe duke bërë kështu, do të jemi në gjendje të ndihmojmë në lehtësimin e atyre që preken nga kjo pandemi”. Miqtë e Kim e vlerësuan atë për dhurimin e parave. Megjithate shumë të tjerë e akuzuan atë për përfitim nga situata për të fituar më shumë para. Një person tha: “Pasuria juaj është 350 milion dollarë.  Po përpiqeni të përfitoni nga një pandemi e njerëzve të sëmurë që po vdesin? Kjo është absolutisht e pështirë.”

 Dikush tjetër shkroi: “Rihanna dhuron 5 milion pa na bërë të blinim produktet e saj … imagjino të përpiqesh të përfitosh nga një pandemi globale”,   shfryhet një tjetër nga ndjekësit e saj.

©Tatani/GotaNews


TË NGJASHME