HomeShowbiz

Kim Kardashian zbulon se nga kush frymëzohet për stilin e saj personal

Kim Kardashian është një nga influencerat më të mëdha të botës së modës dhe jo vetëm. Së fundmi në një intervistë për ‘People’, 38-vjeçarja është shprehur se stili i saj ka evoluar që nga fillimet e miliarderes në botën e ‘showbiz-it’.

Ajo ka pohuar se pasi ka takuar disa nga stilistët më të rëndësishëm në Paris, koncepti i saj për modën ka ndryshuar shumë. Kim ka shtuar gjithashtu se një ndikim tepër të madh në zgjedhjet e saj tashmë, ka dhe partneri i saj Kanye West.

Kardashian ka treguar se një nga frymëzimet më të mëdha të saj është pikërisht, Kanye West.

Kujtojmë se pak ditë më parë Kim lançoi bashkëpunimin e saj më të fundit me firmën e njohur të syzeve ‘Carolina Lemke’.


TË NGJASHME