HomeSociale

Kina i dhuron Shqipërisë teste për koronavirusin

Nëpërmjet ambasadës së Kinës, bëhet e ditur se qeveria kineze, ka vendosur t’i dhurojë qeverisë shqiptare teste për koronavirusin.

Lajmi është bërë i ditur nga Instituti i Shëndetit Publik që shpreh falenderim dhe mirënjohje për këtë ndihmë nga ana e qeverisë kineze.

Njoftimi i plotë:

“Instituti i Shëndetit Publik falënderon ambasadën kineze në Tiranë për mbështetjen që i bëri sot duke dhuruar teste për COVID-19.

Kjo nuk është vetëm një ndihmë në këto momente të vështira, por edhe një gjest bujarie i një vendi të madh dhe me zemër ?? akoma edhe më të madhe.

Falenderime dhe mirënjohje pa fund qeverisë kineze për kujdesin e treguar ndaj popullit shqiptar! “

Instituti i Shëndetit Publik falënderon ambasadën kineze në Tiranë për mbështetjen që i bëri sot duke dhuruar teste për…

Posted by Instituti i Shëndetit Publik – Faqja zyrtare on Wednesday, April 1, 2020

TË NGJASHME