HomePolitikë

Kina shënon rritje ekonomike, kalon pritshmëritë

Sipas një raportimi të BBC, rritja ekonomike e Kinës në tremujorin e parë është më e madhe nga çfarë ishte planifikuar. Ekonomia, është rritur me 6.4% çerekun e parë në krahasim me periudhën e njëjtë një vit më parë.

Ndryshimet në taksa dhe përpjekjet e Pekinit për të mos rritur borxhet, kanë bërë të mundur këtë rritje ekonomike. Edhe pse ekonomia e dytë më e madhe në botë, është duke u përballur me kërkesë më të vogël të produkteve të veta, për shkak të konfliktit tregtar me SHBA-të, menaxhimi i mirë i situatës, ka sjellë rezultate të papritura.

Normat e rritjes ekonomike të Kinës janë duke u shikuar me shumë interes kohën e fundit, për shkak të ndikimit që mund të ketë ky shtet në gjithë ekonominë globale.

Ekonomisti Julian Evans-Pritchard, ka thënë: “Nuk mund të mohohet se ekonomia e Kinës ka përfunduar çerekun e parë me shifra të larta”.

Parashikimet e Pekinit për rritjen ekonomike këtë vit, shkojnë rreth 6%, një shifër kjo më e ulët nga parashikimi i bërë në 2018, që ishte 6.5%. Qeveria e Kinës është duke tentuar të lirohet nga eksportet në rritje dhe të varet më shumë në konsum të brendshëm.


TË NGJASHME