HomeLajmi i Fundit

Kinë! Shitësit e drogës ekzekutohen para fëmijëve, ja arsyeja

Një gjykatë kineze dënoi dje me vdekje dy shitës  droge para qindra njerëzve..

Dy kriminelë u ekzekutuan në Haikou në provincën kineze Hainan.

Shumica e qytetarëve që po ndiqnin nga afër gjykimin, ishin fëmijë të veshur me uniforma shkolle.

Gjykimi publik ishte organizuar nga gjykata lokale e Qiongshan, dhe sipas vlerësimeve të autoriteteve përkatëse është ndjekur nga 300 qytetarë.

Gjykimi publik ishte pjesë e fushatës në ditën ndërkombëtare kundër abuzimit me drgën dhe trafikimin e saj. Organizimi tregoi tek fëmijë se kështu përfundonin të gjithë ata që merren me shitjen ose abuzimin e drogës.