HomeLajme

Kinemaja e vitit 2019; Disa prej librave më të mirë do të jenë skenarë filmash

Ata që i dashurojnë librat duhet të bëhen gati. Disa nga filmat që do të shohim në ekranin e madh në vitin 2019 do të jenë adaptime letrare, të nxjerra nga romanet e njohura, veprat klasike etj.

Filloni tani t’i lexoni për t’u përgatitur kur filmat si Where’d You Go Bernadette, apo Little Woman do të shfaqenkinema.

E fillojmë me “A dog’s way home” nga Bruce Cameron. Një libër i adhurueshmë si për fëmijët dhe të rriturit. Pritet që edhe filmi të jetë i adhurueshëm. Duke na sjellë historinë e qenushit Bella, që udhëton 400 milje për tu ribashkuar me pronarin.

The Rythm Section nga Mark Burnell
Trilleri na tregon historinë e një gruaje me emrin Stephanie Patrick, që kërkon hakmarrje pasi zbulon që rrëzimi i avioni që shkaktoi humbjen e familjes së vet nuk ishte aksidental.

The Knife of Never Letting Go nga Patrick Ness
Filmi me regji nga Doug liman na rrëfen historinë e Patrick Ness, i cili vendoset në një planet tjetër ku njerëzit mund të lexojnë mendimet e njëri tjetrit. Libri është pjesa e parë e një serie.

The Aftermath nga Rhidian Brook
Një dramë historike e vendosur në Hamburg menjëherë pas luftës së dytë botërore, sjell historinë e Rachel, e cila e gjen veten të kapur mes dy burrave.

3 Seconds nga Rosland dhe Hellstrom 
Romani kriminalistik nga dueti i suedezve do të ekranizohet në filmin me titull “The informer”. Historia e një krimineli i bërë agjent i dyfishtë dhe prokuror publik nga Stokholmi në libër ngjarja do të zhvendoset ne Neë York në Film.

Little Woman nga Louissa May Alcott
Filmi i ardhshëm nga Greta Gerëing parashikohet të kapë shijen dhe zgjimin e romanit me të njëjtin titull. Cka sjell historinë e katër vajzave të ndryshme që kërkojnë të gjejnë rrugën e tyre në botë.

Where’d you go Bernadette nga Maria Semple
Ky roman komik do të vijë në film nën regjinë e Richard Linklater. Pritet të shihet si do të ekranizohet historia e 15 vjecares Bee, që në roman tregohet nëpërmjet emaileve dhe mendimeve të saj.

The GoldFich nga Donna Tartt
Romani i mirnjohur i saj që fillon nga piktura e Gardalinës, tregon historinë e Teos dhe se si kjo pikturë e tërheq nën nëntokën kriminale të Neë Yorkut.

Këto dhe tituj të tjerë për të gjithë ata që duan të shijojnë imagjinatën që të servir libri, është mirë ti lexoni para se t’i shihni të ekranizuar./tch


TË NGJASHME