HomeLajmi i Fundit

Kinostudio, “Mercedes Benz ML’ që shpërtheu në pronësi të një kirurgu të QSUT

“Mercedes Benz ML’ e cila shpërtheu mbrëmë në zonën e Kinostudios i përket shtetasit D.H. me profesion mjek-kirurg në QSUT.

Ngjarja ndodhi reth orës 20:40, në rrugën “Belul Hatibi” teksa mjeti ishte i parkuar.

Policia e Tiranës po heton për ndonjë konflikt të mundshëm ku mund të jetë përfshirë, ndërsa po mblidhen kamerat e sigurisë në zonën ku ndodhi ngjarja.

Nga shpërthimi nuk ka patur persona të lënduar.