HomeLajme

Kishit dëgjuar për liqenin vdekjeprurës?! Ja deri në sa gradë arrijnë temperaturat

Në korrik të vitit të kaluar, pilotët u befasuan kur panë nga helikopteri një liqen në pjesën e fundit të kraterit të vullkanit Kilauea në Hauai.

Që prej asaj kohe, imazhet satelitore të NASA-s tregojnë se niveli i ujit është rritur në mënyrë të vazhdueshme. Aktualisht, liqeni mbulon një zonë, e cila ka sipërfaqen e 5 fushave të futbollit dhe është rreth 100 metra e thellë. Temperaturat e ujit arrijnë deri në 85 gradë celsius.

Vullkani Kilauea ishte më aktivi në Hauai, por tashmë ka rënë në “qetësi”. Edhe pse situata duket e qetë dhe në krater është krijuar një liqen sërish gjeologët ngrenë shqetësimin se mund të ketë riaktivizim të vullkanit. Aktualisht, një sasi e madhe gazi vazhdimisht shpërthen dhe del në sipërfaqe.

Burimi: Daily Mail


TË NGJASHME