HomeLajme

“Kishte lidhje paralele”/ Rrëfimi bómbë i mikut të pilotit grek që mbýti gruan dhe akúzoi shqiptarët

Pas më shumë se 5 muash qëkur ngjarja e rëndë trónditi Greqinë, dje ka folur një mik i pilotit Babis Anagnostopoulos, i cili i mori jetën gruas së tij, Caroline.

Në fakt deklarata e mikut të autorit ka qenë “bómbastike” duke hedhur dritë më shumë mbi arsyet se pse ndodhi një vrásje e tillë.

Mësohet se ai ka thënë:

“Ai kishte një lidhje paralele me një grua tjetër. Kisha parë disa gjëra që Babisit nuk i pëlqenin, si kjo me të dashurën e tij”.

Pastaj ai foli për martesën e çiftit, e cila sipas tij ndodhi krej papritur:

“Gjithçka i ndodhi Caroline krejt papritur. Ai u martua me të në Portugali. Askush nuk dinte asgjë. Pyes veten nëse ai nuk donte të linte shumë hapësirë ??për shkak të gruas tjetër dhe bënte gjithçka fshehurazi. Ajo tjetra u befasua sepse e mësoi lajmin nga mediat sociale. Babisi është një fëmijë i papjekur, joserioz, kaq!”

Kjo ngjarje e ndodhur në muajin maj të këtij viti mori jehonë të madhe, pasi fillimisht Babis Anagnostopoulos akúzoi shqiptarët për vrásjen e gruas së tij, por nga hetimi dhe provat e mbledha detyruan Babis që të pranojë autorësinë e krímit.


TË NGJASHME