HomeLajmi i Fundit

Kishte thyer arrestin shtëpiak, mirditori kapet në Tiranë

Nga shërbimet e “Forcës së Posaçme Shqiponja” në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr.2 në Tiranë, është bërë arrestimi në flagrancë i shtetasit me iniciale K. Gj., 27 vjeç, banues në Rrëshen, Mirditë.

27 vjeçari po qarkullonte me mjet dhe është ndaluar në rrugën “Muhamet Gjollesha” për kontroll nga shërbimet e policisë të “Forcës Shqiponja”.

Nga verifikimet e kryera ka rezultuar se ai kishte thyer masën e sigurisë “Arrest shtëpie” duke dalë nga banesa.

Në përfundim të veprimeve të para hetimore u bë arrestimi në flagrancë i 27 vjeçarit për veprën penale “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”.