Lajme Lifestyle Shëndeti

Kjo është maska perfekte në kushtet e shtëpisë për një fytyrë të bukur

Hidratimi është shumë i rëndësishëm për lëkurën tuaj, pasi një lëkurë jo e hidratuar duket jo e shëndetshme dhe e plakur. Kremërat hidratues në treg janë të shumtëpor edhe të shtrenjtë, megjithatë një maskë në kushte shtëpie është shumë herë më e sigurt se një krem. ja një maskë perfekte:

Përbërësit që ju duhen:

– 1/2 avokado

– 1 lugë gjelle mjaltë

– 1 dorë tërshërë

Këta përbërës funksionojnë shumë mirë për lëkurën e fytyrës tuaj. Mjalti është një hidratues shumë i mirë, si dhe ndihmon në rigjenerimin e lëkurës së dëmtuar. Tërshëra është shumë e mirë për të ushqyer dhe qetësuar lëkurën e acaruar. Përzieni mjaltin dhe tërshërën me gjysmë avokadoje (vetitë e së cilës njihen shumë mirë) të bërë pure, nëse nuk ju ndodhet avokadoja, zëvendësojeni me 3 lugë gjelle qumësht.

Lëreni për 15 minuta dhe më pas shpërlajeni me ujë të bollshëm. Lëkurën do ta ndjeni më të butë dhe më të hidratuar.

Related posts

Kamëz, makina përplas dy të mitur

Klaudia gotanews

Publikohen pamje të reja nga momenti i sulmit ndaj Arnold Schwarzenegger

Tatani

Protesta në Unazë/ Lihen në burg 3 banorët e Astirit, reagon Balliu

Mila
Na Kontaktoni!