HomeShowbiz

Kjo është prezantuesja e famshme që refuzon burrat që në takimin e parë, ja pse ndodh

Jana Hocking është një prezantuese australiane e cila së fundmi gjatë një interviste ka folur në detaje për stilet e takimeve të saj romantike, por duket se ka bërë shumë armiq pasi insiston se meshkujt duhet të paguajnë në darkën e parë.

Beqarja e famshme australiane dhe tashmë eksperte e njohjeve të reja, Jana Hocking, thotë se humbet menjëherë çdo interes për djemtë “kurnacë”.

36-vjeçarja kujton një takim me një burrë që i “kishte pëlqyer shumë”. Por ajo thotë se djali nuk ishte i përgatitur “të investonte” në marrëdhenien e tyre, prandaj dhe ajo nuk ishte e etur për një takim të dytë.

“Mbaj mend shumë mirë një takim me një djalë që më pëlqeu shumë, por ai nisi të shikonte nga portofoli im kur erdhi fatura dhe as nuk u zgjat të arrinte të tijin, derisa unë vura kartën e bankës në tavolinë”, shprehet Jana.

“Kjo më la një shije te keqe në gojë. Mendova: ‘Kështu do të jetë gjithmonë ky? Duke numëruar qindarkat?”

Në kontrast me këtë, meshkujt beqarë që e trajtojnë me darka dhe zbavitje, i duken shumë më interesantë.

Teksa stereotipet gjinore janë bërë më pak strikte gjatë viteve, shumë beqarë zgjedhin të paguajnë secili të vetat në darkën e parë. Ndërsa tipat tradicionalë besojnë se duhet të paguajnë meshkujt.

Ajo shton: “Në fundjavë dola me një djalë dhe u gëzova shumë kur ai insistonte të paguante faturën. Ishte një sjellje e vendosur dhe burrërore, dhe sikur më eksitoi”.

“Gjithashtu unë besoj se atij i pëlqeu takimi ynë dhe dëshironte të investonte për këtë. Gratë shpesh shikojnë nga burrat si sigurues të të ardhurave, pasi kjo është në ADN-në e tyre, dhe në përgjithësi gratë fitojnë më pak se burrat, kryesisht prej diferencës në moshë”.

Për këto arsye ajo shprehet se pret që të llastohet me shpenzime nga burrat në takimet, edhe pse ato nuk duhet të jenë detyrimisht të shtrenjta. “Një piknik në park apo një bar i thjeshtë mund të jetë një takim dëfryes”, thotë ajo, duke shtuar se ka dhe përjashtime.

Jana shton se dyshja mund të paguajë secili të tijat nëse nuk janë të sigurt nëse duan ta takojnë përsëri njëri-tjetrin.

“Është sikur asnjëra palë nuk dëshiron të investojë më shumë. Nuk ka pse të ndjehesh fajtor kur thua ditën tjetër me një mesazh ‘Më vjen keq, nuk po bie kokë e këmbë për ty’”.

“Kam qenë në takime kur e kam ditur herët që një djalë nuk është për mua prandaj kam insistuar të paguaj gjysmat, sepse ndjehem fatjore nëse ai largohet pasi ka shpenzuar për një faturë të madhe, pa arsye”.


TË NGJASHME