HomeShowbiz

Kjo është sfilata e fundit, stilisti i famshëm jep lajmin e keq

Stilisti i famshëm Jean Paul Gaultier po përgatitet për sfilatën që do të mbahet më 22 janar në Paris, që me sa duket do të jetë edhe sfilata e tij e fundit. Pas 50 vitesh, ai ka vendosur të heqë dorë nga pasarelat.

“Ky show, me të cilin do të festoj 50 vite karrierë, do të jetë i fundit. Por të jeni të sigurt që Haute Couture do të vazhdojë me një koncept të ri”, -është shprehur Jean Paul Gaultier në një postim në Twitter.

Megjithatë 67-vjeçari është shfaqur i lumtur në videon, ku tregon disa prej detajeve të sfilatës.

“Do të jetë një festë e vërtetë me gjithë miqtë e mi. Do të festojmë deri vonë. Nuk duhet humbur”, -shprehet ai.

Stilisti i famshëm ka veshur yjet më të mëdhënj të botës së showbiz-it, përmendim Rihanna-n, Beyonce-n, Lady Gaga-n etj. Ndoshta puna e tij më e famshme është me Madonna-n, së cilës i krijoi reçipetat e famshme në formë koni, në fillim të viteve `90.


TË NGJASHME