HomeLifestyle

Kjo është shenja e horoskopit që njihet si më ‘kursimtare’

Të gjithëve mund t’i ketë rastisur të ketë një mik apo mikeshë që i ruan paratë si “sytë e ballit”. Të kursesh dhe të vësh diçka mënjanë në rast emergjence nuk është aq e thjeshtë sa duket, sidomos kur kalon para një dyqani dhe sheh këpucët e tua të preferuara apo një fustan të ri në vitrinë.

Mirëpo duke iur referuar shenjave të zodiakut, njëra shenjë njihet si më kursimtarja. Shigjetarët janë llogaritarë të lindur. Nuk kanë nevojë për laps e letër apo makinë llogaritëse pasi kanë gjithçka të programuar në kokë. U pëlqen jeta e mirë, të ushqehen mirë, të udhëtojnë, por njëkohësisht janë shumë të kujdesshëm në menaxhimin e të ardhurave dhe nuk rrezikojnë kurrë të ngelin trokë.

Punojnë fort dhe mendojnë edhe për ditët e vështira. Motoja e një Shigjetari është “ puno fort, për të gëzuar në të ardhmen”. Për ta kursimi nuk është thjesht heqje dorë nga ndonjë kënaqësi e momentit, por një investim i mirë për të ardhmen.


TË NGJASHME