HomeShowbiz

Kjo është shqiptarja që do prezantojë MTV Video Music Awards 2020

MTV Video Music Awards që do të mbahet këtë të diel, do të pushtohet nga shqiptaret, njëra si prezantuese dhe dy të tjera të nominuara në këtë event të rëndësishëm të muzikës.

Ava Max konkurron për çmimin “Artistja depërtuese e vitit”, ndërsa Dua Lipa është e nominuar gjithsej në katër kategori: “Regjia më e mirë”, “Koreografia më e mirë”, “Editimi më i mirë” dhe “Efektet vizuale më të mira”.

Por këtë vit shfaqjes i bashkohet edhe një tjetër shqiptare, Bebe Rexha. Artistja 30-vjeçare ka bërë së fundmi të ditur përmes rrjeteve sociale se do të jetë një nga të ftuarat speciale të mbrëmjes, për të prezantuar një çmim ose një performancë.

Keke Palmer do t’i udhëheqë çmimet e Video Muzikës MTV për këtë vit të dielën më 30 Gusht, e cila do të transmetohet drejtpërdrejt nëpër vende të ndryshme të Nju Jorkut në orën 20:00.

Vitin e kaluar Bebe Rexha fitoi një çmim VMA për kategorinë “Kënga më e mirë ritmike”, për këngën “Call you mine” në bashkëpunim me The Chainsmokers.

Ajo është shqiptarja e dytë që e fiton këtë çmim pas Rita Orës, e cila fitoi një çmim MTV VMA në vitin 2018.

Burimi: Billboard


TË NGJASHME