HomeLajme

Kjo foto shpallet si më e bukura nga bota e kafshëve të egra

Fotografi rus Sergey Gorshkov fitoi çmimin prestigjioz “Wildlife Photographer of the Year” pasi fotografoi një tigër femër që përqafonte një pemë.

Gorshkov zbuloi se iu deshën 11 muaj për ta realizuar fotografinë duke përdorur kamera të fshehta në pjesën e thellë aziatike të Rusisë, i vetmi vend në botë ku jeton tigri amur, ose i quajtur ndryshe tigri siberian.

Por nuk është vetëm kjo foto e vlerësuar, pasi Muzeu i Historisë së Natyrës në Londër ka vlerësuar disa poza të ndryshme që kanë kapur më së miri botën e kafshëve të egra.

Në garë ishin 100 fotografi të realizuara në të gjithë botën të cilat do të ekspozohen në ambientet e muzeut para se të nisen për një tur në Britaninë e Madhe dhe në të gjithë botën.


TË NGJASHME