HomeShëndeti

Kjo maskë natyrale zhduk çdo rrudhë si me magji

Gjatë javës, fytyra pëson lodhje, rrudhet dhe humbet shkëlqimin. Por kjo maskë do të të vijë në ndihmë. Provo diçka natyrale në kushte shtëpie.

Përbërësit

1 lugë gjelle salcë

4-5 lugë gjelle lëng karote

1 lugë gjelle miell misri (ose niseshte)

4-5 lugë gjelle lëng karote

1 lugë gjelle krem qumështi

gjysmë gote ujë

Përgatitja

Në një enë qelqi përziej miellin e misrit me pak ujë, ndërsa në një enë tjetër hidh 100 ml ujë dhe lëre të vlojë për disa minuta. Pasi të ketë vluar, hiqe nga zjarri dhe lëre të ftohet. Pas kësaj, shto lëngun e karotës dhe salcën e kosit. Vendosi përsëri në zjarr të ulët, derisa të mpikset pak. Hiqe mënjanë, lëre disa minuta të ftohet dhe shto lëngun e karotës, bashkë me kremin e qumështit, duke i përzier mirë së bashku. Aplikoje në fytyrë dhe qafë për rreth 25-30 minuta. Pjesën tjetër të maskës vendose në frigorifer. Në fund, shpëlaje fytyrën me ujë të ftohtë.

Çfarë është maska Botox?

Maska Botox është një maskë që largon shenjat e lodhjes nga fytyra, rrudhat, si dhe ndal irritimet. Pas kësaj maske, lëkura bëhet më elastike, më e butë dhe fiton shkëlqimin e mëparshëm. Për një rezultat më të mirë, këshillohet që këtë maskë ta përdorësh një herë në tri ditë.

Karota është e pasur me beta carotene. Siç dihet, është një burim i mirë i vitaminës A që i jep fytyrës shkëlqim. Karota është edhe një përbërës shumë i rëndësishëm për luftën kundër plakjes së lëkurës. Ajo ndihmon në ekuilibrimin e lagështirës natyrale të lëkurës, si dhe përmirëson rinegjenerimin e qelizave të lëkurës. Po ashtu, karota shëron aknet, plagët e vogla dhe irritimet, forcon sistemin imunitar dhe parandalon infeksionet e mundshme që mund të lindin nga jashtë.

Mielli i misrit ose niseshteja janë përbërës të zakonshëm në maskat e fytyrës, për shkak se karakterizohet nga një lloj tërheqjeje që i bën lëkurës duke i dhënë asaj elasticitet.

Kremi i qumështit është i pasur me acid laktik – çelësi i një lëkure të shëndetshme dhe të bukur. Ai ndihmon për të mbajtur në nivelet e duhura lagëshirën e lëkurës si dhe stimulon procesin e krijimit të kolagjenit. Acidi laktik stimulon krijimin e qelizave të reja. Pas kësaj maske, këshillohet të bësh kujdes me ekspozimin e fytyrës në diell.


TË NGJASHME