Lajme Lifestyle Moda

Kjo ngjyrë është kryefjala e make up-it për këtë dimër

Është zyrtare: Një nga ngjyrat më in të këtij dimri kur vjen puna tek grimi, është ngjyra lejla.

Nga nuancat e errëta të kumbullës tek livandoja e ëmbël, pigmenti romantik po shfaqet gjithnjë e më shumë në portretet e disa prej personazheve më të famshëm në të gjithë botën, falë grimierëve me famë që e kanë vënë këtë ngjyrë në listën e trendeve më “in” të grimit për sezonin.

E përshtatshme për çdo ngjyrë sysh apo pigment lëkure, lejlaja do të zbukurojë portretin tuaj ndaj më poshtë gjeni një guidë të shpejtë për ta aplikuar si një profesioniste e grimit.

1. Për t’i dhënë një prekje tërësisht moderne teknikës së syve të sfumuar, vijëzojini sytë në pjesën e poshtme me një lejla të ndezur

Olivia Culpo

2. Silleni të gjithë vëmendjen tek sytë me një vjollcë të ndezur mat, duke e mbajtur tërësisht neutrale pjesën tjetër të grimit 

Lily Collins

3. Për një look dramatik, zgjidhni një lejla të errët me shkëlqim për buzët dhe nuanca të lehta për pjesën e syve

Josephine Skrivier

4. Luani me nuancat e lejlasë duke zgjedhur tre pigmente të ndryshme të shkëlqyeshme

January Jones

5. Jepini portretit një prekje të ëmbël livandoje me një nuancë pastel për sytë dhe highligjter të të njëjtit tonalitet

Olivia Munn

6. Për buzë që rrëmbejn vëmendjen e të gjithëve, zgjidhni një nuancë orkide mat 

Rihanna

Related posts

Rikthehet Madona shqiptare, nuk do ta besoni sa ka ndryshuar

Xhensila Gotanews

Oriola Marashi “ndez” imagjinatën, provokon nga Dubai

Gri

Tritol një parukerie në Nikël, policia jep detajet

Klaudia gotanews
Na Kontaktoni!