HomeShowbiz

Kjo nuk pritej! Ledri Vula flet për dashurinë e tij të dytë

Reperi i famshëm kosovar Ledri Vula, ka folur në emisionin Nd’rrimi i Natës për dashurinë e tij të dytë, filmin.

Vula i cili ka një diplomë universitare për regjisor filmi dhe po ashtu ka një notë të lartë mesatare, në emisionin Nd’rrimin e Natës, si mysafir i Alaudin Hamitit të hënën, ka rrëfyer pse e do filmin aq shumë.

Ai tha se do te shpalos talentin e tij duke bërë një film tijin.

“A ke menduar të realizosh një film tëndin?”, e pyet Hamiti gjatë intervistës.

“Kuadrat duhet të marrin frymë. Të gjithë shohim filma për argëtim, por një regjisor e sheh ndryshe. Nuk mundem pa e realizu një film, ia kam borxh profesorit tim Isa Qosjes sepse më ka shkolluar. Filmi është arti më i madh”, ka thënë Vula.


TË NGJASHME