HomeSociale

Kjo vajzë e vogël çon në 1 mln numrin e turistëve gjatë gushtit. Kryeministri Rama publikon fotot

Kjo vajzë e vogël shënon numrin 1 milion të turistëve të huaj që vizituan Shqipërisë vetëm gjatë muajit gusht, sipas kreut të qeverisë.

Kryeministri Edi Rama shkruan se ajo është nga Austria dhe kanë hyrë sot në portin e Sarandës. Atje ka qenë edhe ministri i Turizmit, Blendi Klosi, i cili ka shkrepur disa foto me turistët austriakë.

Postimi i kryeministrit:

Shifra rekord e turistëve në regjistrin e pasaportave të huaja gjatë gushtit, i takoi Luisës, njërës prej dy vajzave të familjes Forster nga Austria, të cilën kur hyri sot në Portin e Sarandës, së bashku me motrën dhe prindërit, e priti një surprizë e këndshme.

Në njëzetë ditët e para të këtij gushtit, kanë hyrë në Shqipëri plot 1 milionë turistë të huaj ose 16.5 % më shumë, se sa i gjithë gushti i kaluar.

Rritja që po shënon turizmi vit pas viti, është një arsye e madhe për të besuar gjithnjë e më shumë tek ky vend dhe e ardhmja e tij, po edhe për të rritur më shumë përpjekjet tona, në çdo aspekt, si qeveri, si bashki e si komunitete, si qytetarë e njerëz të zakonshëm të këtij vendi? Që Shqipëria ta kthejë turizmin në një burim krenarie kombëtare dhe fuqi gjithnjë e më të madhe zhvillimi ekonomik e social.

68966197_10156924321566523_2189561545678127104_n
69541817_10156924321581523_5675374517988360192_n


TË NGJASHME