Lajme Lifestyle Moda

Kjo veshje është simboli i elegancës

Nëse ka një veshje së cilës nuk i ikën kurrë lezeti, ajo është definitivisht këmisha e bardhë! E përshtatshme për t’u veshur në çdo rast dhe me çdo stil të veshuri, do të dukeni gjithmonë elegante nëse e përfshini ne gardërobën tuaj.

Sfilatat e fundit të markave të njohura i përfshinë në koleksionet e tyre duke i shtuar disa detaje që i bëjnë këmishat e bardha të duken plot stil e më të veçanta.

Në rastin e propozimit të këmishës së bardhë nga Valentino, këmisha-fustan është një “must” për gardërobën tuaj. Mund të themi se është ndër të vetmet veshje që kombinon në mënyrë perfekte me atletet, këpucët e përditshme të zyrës dhe më pas duke i shtuar disa aksesorë edhe me kombinimet e mbrëmjeve.

Nëse mendoni se pranvera është shumë larg për të veshur këmishën tuaj, gaboheni, ajo është aty për të shoqëruar ditët tuaja të vjeshtës, duke e shoqëruar me një xhaketë dhe të dimrit, duke e veshur poshtë një pulovre të ngrohtë dimërore…

 

Related posts

Kush nuk dëshiron t`i dijë sekretet e gjysheve për sa i përket rutinës së bukurisë?

Mila

Veliaj: Ja kur do jenë gati kartat e studentit

Xhensila Gotanews

I arratisuri nga burgu në Itali, prangoset në Vlorë

Klaudia gotanews
Na Kontaktoni!