HomeE Jona

Kjo video e Arminës me Shkëlzenin tregon gjithçka për marrëdhënien e tyre

Armina pak ditë më parë festoi 30-vjetorin dhe organizoi një super party me familjarë dhe miq. Ndërsa sot na tregoi pak sekonda nga ditëlindja e saj me një video.

Pas festës së ditëlindjes të Armina Mevlanit, u dysha se blogerja po kalonte një krizë në çift me Shkëlzen Berishën. Ky i fundit nuk i bëri asnjë urim publik partneres, siç ka bërë çdo vit dhe për më tepër Armina nuk tregoi nëse ai i kishte bërë apo jo ndonjë dhuratë. Kështu menjëherë lindën dyshimet se ata po kalonin një moment të vështirë në marrëdhënie e se mund të kishin shkuar edhe drejt ndarjes.

Ndërkohë së fundmi, ajo ka publikuar një video nga festa e ditëlindjes, e cila zbulon gjithçka për marrëdhënien e saj me Shkëlzenin.

Aty shfaqet teksa kërcen me Shkëlzenin, një rast shumë i rrallë ku çifti dalin hapur në mënyrën më romantike të mundshme. Megjithëse kanë shumë vite bashkë, raportin e mbajnë disi larg vëmendjes së publikut, ndaj na habiti pak kjo video. Por dashuria e tillë është dhe ka ca momente kur nevoja për të ndarë lumturinë me të tjerët është shumë e madhe.


TË NGJASHME