HomeSport

“Klasi nuk njeh moshë”, Ronaldinho e Kaka vazhdojnë të dhurojnë spektakël

Mbrëmjen e djeshme, është zhvilluar një ndeshje miqësore me të ardhurat që shkouan për bamirësi, mes legjendave të ekipit kombëtar të Brazilit dhe atyre të Izraelit. Sfida përfundoi me fitoren e Brazilit me rezultatin 4-2. Ndërsa në fushë u ngjitën edhe njëherë legjenda si Cafu, Kaka, Ronaldinho, Roberto Carlos,Rivaldo apo edhe Bnayun nga ekipi izraelit.

Edhe pse po bëjnë vite që janë tqërhequr nga futbolli i luajtur, përsëri magjia dhe klasi i këtyre futbollistëve, është i papërsëritshëm. Golat e Kaka e Ronaldinho, tregojnë edhe njëherë se nuk ka moshë për talentin e tyre. Golat për skuadrën braziliane u shënuar nga Bebeto, Ronaldinho, Kaka dhe Marcio Amoroso, ndërsa për Izraelin u shënuan nga Ronen Harazi dhe Yaniv Katan.


TË NGJASHME