HomeSport

Klasikja e futbollit shqiptar, trajnerët e Tiranës dhe Vllaznisë vendosin për formacionet

Mbrëmja e sotme (18:00) ka rezervuar sfidën “Klasike” të futbollit shqiptar. Për javën e 21 të Kategorisë Superiore, në “Loro Boriçi” Vllaznia do të presë Tiranën. Ndeshja shihet si deçizive për vendasit, që javën e fundit u paraqitën pozitivisht në transfertën e Ballshit. Mirsad Jonuz është në dilemë për skemën që do të përdorë gjatë 90 minutëshit, teksa ka eksperimentuar edhe me tre mbrojtës. Mungesa e vetme do të jetë Florind Bardulla për shkodranët, që vuan nga një dëmtim.

Bardheblutë e Emmanuele Egbo udhëtojnë me moralin lart në transfertë, teksa kanë fituar shtatë takimet e fundit në çdo kompeticion. Në rast të një fitoreje, Tirana do të barazonte rekordin e vitit 2004 me tetë fitore radhazi. Egbo ka në dispozicion edhe Michael Ngoo, që orët e fundit vuante një gjendje gripale. Edon Hasani do e nisë nga stoli, teksa krahu i majtë i mbrojtjes pritet t’i besohet Hoxhallarit.

Formacionet e mundshme:

Vllaznia: Sherri, Gurishta, Adili, Malota, Gligorov, Krymi, Hygor, Ramadani, Lika, Shtubina, Junior
Tr. Mirsad Jonuz

Tirana: Lika, Doka, Muça, Vangjelim, Hoxhallari, Batha, Çelhaka, Torasa, Cobinah, Kale, Ngoo
Tr: Emmanuel Egbo


TË NGJASHME