Lajme Showbiz

Klea Huta dhe Elgit Doda, dy vjet sëbashku

Edhe pse në fillim të lidhjes së tyre, edhe ata si pjesa dërrmuese e personazheve të njohur shqiptarë zgjodhën që ta mbanin ndjenjën e tyre të sigurt dhe larg syve e vëmendjes mediatike.

Por, para dy vjetësh mjaftoi një foto e kompozitorit Elgit Doda që shfaqej duke puthur ëmbël në hundë partneren e tij Klea Huta dhe gjithçka u vulos. E duket se koha nuk ndalet, si edhe në rastin e tyre, nga ajo ditë kanë kaluar plot dy vjet.

Ka qenë Elgiti i pari ai që ka zgjedhur ta kujtojë i pari këtë datë të ëmbël në jetën e tyre në çift përmes një fotoje të bukur dhe një numri 2 që e shoqëron atë, e që tregon edhe përvjetorin e tyre të dytë të dashurisë.

Dita nuk ka përfunduar ende! Le të presim nëse edhe partnerja e tij, bukuroshja Klea Huta do të na surprizojë me ndonjë foto ose ndonjë dedikim special që mund të ketë zgjedhur për këtë ditë të shënuar për të dy.

 

Related posts

Në një romancë me Anwar Hadid, Dua Lipa pranon lidhjen në mënyrën më të ëmbël

Xhensila Gotanews

Zbulohet arsyeja përse unaza e martesës vendoset në dorën e majtë?

Rita news

Taksa e Kosovës, Serbia ka humbur 500 milionë euro

Anxhela news
Na Kontaktoni!