HomeShowbiz

Klea Huta i tregon të gjitha, nga xhelozia deri te sekretet e saj

Klea Huta është një nga personazhet e dashura të publikut dhe kujdeset gjithmonë që të bisedojë me ndjekësit e saj në llogarinë e saj të “Instagram”, duke i mbajtur të përditësuar me jetën e saj, apo duke ndarë here pas here disa sekrete të vogla.

Ditën e sotme, ajo ka bërë një mini-intervistë me ndjekësit e saj me anë të rubrikës “Ask me a question”. Ajo u ka kërkuar atyre të bëjnë një supozim për të, dhe është përgjigjur nëse ky supozim është i vërtetë apo jo, duke na bërë të zbulojmë të reja të pathëna për të.

Ajo që na ka bërë më shumë përshtypje ka qenë edhe deklarata se dikur ka qenë shumë xheloze për partnerin e saj, por duket se e ka rregulluar këtë “problem”. Një nga cilësitë që Klea është shprehur gjithashtu se e ka ndryshuar është edhe kokfortësia.

Aktorja ka folur hapur gjithashtu edhe për përdorimin e “Photoshop”, duke treguar që herë pas herë i editon fotot që ajo publikon.


TË NGJASHME