HomeShowbiz

Kledi Kadiu me administratën italiane?!

Me anë të një postimi në Instagram, balerini i njohur Kledi Kadiu ka lajmëruar miqtë e tij se është një prej kandidatëve për një pozicion të rëndësishëm në administratën italiane, më saktësisht në këshillin administrativ të Fondacionit Nacional Akademik të Kërcimit në Romë.

Kledii

Një prej emrave më të njohur të baletit shqiptar, Kledi Kadiu, prej shumë vitesh punon dhe jeton në Itali, ku edhe ka marr pjesë në shumë kompeticione të rëndësishme të produksioneve italiane. Tani Kledi ka marr një pozicion të rëndësishëm atje.

“Vera është shpesh kohë për lajme të bukura. Në këto ditë është zyrtarizuar nominimi im si pjesëtar i këshillit të adminsitrimit të Fondacionit Nacional Akademik të Kërcimit në Romë, i ardhur nga Ministria Mirëqënies dhe Aktiviteteve Kulturore. Jam i mbushur me gëzim dhe krenari. Do përpiqem të bëj një punë të mirë dhe t’i dedikoj këtij impenjimi të ri, të gjithë pasionin që gjithmonë ia dedikoj punës sime” – shkruan Kledi në Instagram.


TË NGJASHME