HomePolitikë

KLGJ mbledhje online, nis shqyrtimin e çështjes ‘Dvorani’

Ditën e sotme është mbledhur online Këshilli i Lartë Gjyqësor, i cili do të shqyrtojë çështjen e Ardian Dvoranit.

Shkas u bë një letër e Presidentit Ilir Meta drejtuar këtij institucioni dhe KLGJ-së për t’i vendosur në dijeni se Dvorani s’mund të jetë më anëtar i GJL as kreu i KED pasi i ka mbaruar mandati prej 2014 (vakancat minimale në GJL janë plotësuar).

Po ashtu, kujtojmë se Dvoranit iu pranua kërkesa për shtyrje të afatit të paraqitjes së argumenteve, të cilat nuk dihet kur do t’i japë (sot apo para përfundimit të afatit). Kryetarja e Këshillit të Lartë Gjyqësor Naureda Llagami pohoi se shpjegimet e Dvoranit ky institucion i ka marrë në dispozicion. Ndërkohë, Erjon Muharremi tha se për çështjen në fjalë, kërkohet mendim dhe nga partnerët.


TË NGJASHME