HomeLajme

KLGJ refuzon kërkesën e gjyqtarit të skandalit seksual

Këshilli i Lartë i Gjyqësorit ka rrëzuar kërkesën e gjyqtarit Guximtar Boçi, i cili kishte kërkuar rikthimin në detyrë, pasi u shkarkua nga detyra në vitin 2016 nga KLD për shkak të një skandali seksual.

Ish-gjyqtari Boçi ka drejtuar kërkesa në mënyrë të përsëritur në KLD prej 09.06.2017 e në vazhdim duke kërkuar rikthimin në detyrë, por kërkesa e tij nuk janë marrë në shqyrtim.

Kërkesa e parë është drejtuar në datën 9 qershor 2017, ndërsa kërkesa e fundit që i drejtohet organit të ri KLGJ mban datën 20 dhjetor 2018.
Shkarkimi i gjyqtarit Boçi u mbështet në disa fakte të bëra publike në media, në një emision investigativ, ku ai akuzohej për afera seksuale dhe korrupsion pasiv.


TË NGJASHME