HomeShowbiz

Klientët e dermatologut të vipave janë të dëshpëruar për Botox gjatë izolimit

Doktori i vipave të Hollivudit është përmbytur me telefonata nga klientët që këto ditë izolimi janë pa botox-in e tyre dhe pa mbushës.

Dr Harold Lancer ka thënë për Paqe Six se ai po merr dhjetëra thirrje në ditë nga klientë gjithnjë e më të shqetësuar që kërkojnë ndihmë për ruajtjen e pamjes së tyre gjatë karantinës.

Dhe dermatologu i njohur – i cili kujdeset për disa nga emrat më të mëdhenj në biz, nga Victoria Beckham e deri te Beyoncé dhe Kim Kardashian West – madje thotë se ai ka një klient që i dha vetes djegie të shkallës së dytë, duke u munduar t’i japë vetes një maskë për fytyrën në shtëpi.

Pavarësisht se sa mirë – ose sa keq të aplikohen, Botoxi dhe mbushësit zgjasin vetëm për katër muaj.

“Unë marr rreth 20-45 thirrje në ditë që vijnë tek infermierët e mi për një sërë çështjesh kozmetike dhe mjekësore,” tha Dr. Lancer. “Shumica e klientëve të mi janë njerëz me profile të lartë, qoftë në industrinë e argëtimit apo politikanë dhe kërkojnë shumë kujdes, por shumica e njerëzve që unë shoh janë shumë të disiplinuar në lidhje me kujdesin e lëkurës në shtëpi.”

Ai e quan Victoria Beckham “ushtarake” në lidhje me regjimin e saj të lëkurës, duke thënë, “Ajo ka një koncept të fortë të fjalës “program” dhe “disiplinë “, duke shmangur marrëzinë dhe tundimin. Ajo ndjek konceptin ushtarak të mirëmbajtjes. Unë absolutisht që do ta shoh atë kur të mbarojë izolimi”.

Doktor Lancer thotë se ai ka 1.000 takime të rreshtuara për fund të verës me klientët e tij të rregullt të cilët janë të gjithë të dëshpëruar për të bërë sërish Botox, mbushësit dhe trajtimet e tjera rinovuese – ku shumë klientë i dërgojnë atij dhe infermierëve të tij selfie çdo ditë për të marrë këshilla për fytyrën.

Ai mbylli vullnetarisht dyert e praktikës së tij më 17 mars, pasi një klient vizitoi zyrën e tij pasi kishte udhëtuar nga Italia që ishte vatër e virusit.

Ai tha që nga ajo kohë ka pasur viktima kozmetike. “Javën e parë ose të dytë të bllokimit, unë marr këtë mesazh urgjent me një fotografi në celularin tim nga një avokat, ku dukej një grua e re që ka qenë paciente e imja që nga shkolla juridike.”

Doktor Lancer tha që klientja kishte blerë një maskë për fytyrën për ta aplikuar në shtëpi dhe “brenda një ore [nga aplikimi i tij] përfundoi me djegie të shkallës së parë dhe të dytë. Unë i thashë: “Pse e bëre këtë?”. Ajo më tha, “Unë thjesht mendova sa e keqe mund të jetë?”.

Ai vazhdoi, “Na u deshën rreth 12 ditë për të rregulluar fytyrën e saj, me foto, thirrje telefonike dhe ilaçe që duhej të jepeshin. Pra, mos shkoni të kërkoni një rregullim të shpejtë dhe relativisht më pak të shtrenjtë sepse do të merrni më shumë probleme. “

Doktor Lancer tha që dieta, stërvitja dhe shikimi i sheqerit gjatë izolimit të gjitha ndihmojnë, por shtoi, “Ju duhet të dini që nuk është kurrë vonë. Çfarëdo që ka kaluar, me kohën mund të rregullohet ”.

©G.T/GotaNews


TË NGJASHME