HomeShowbiz

Klinika estetike nxjerr zbuluar modelen shqiptare

Një klinikë ruse ka nxjerrë së fundmi foto te një klienteje e cila ka bërë disa ndërhyrje estetike dhe siç duket nga vet pamjet, fotoja i përket modeles shqiptare Arbenita Ismajli.

Ka qenë doktoresha e klinikës ajo që ka ndarë fotot “Para dhe pas” të modeles shqiptare në InstaStory.

Siç mund të dallohet qartë nga pamjet, Arbenita ka kryer një ndërhyrje me fillers (mbushës) në hundë, drejtim nofulle, si dhe ka realizuar trendin më të ri të kozmetikës, “Sytë dhelpër”.

Në foton e publikuar shenjat në fytyrën e modeles dallohen qartë dhe duket se kjo është edhe arsyeja e zhdukjes së papritur të Arbenitës.

Modelja shqiptare zgjodhi një klinikë në Rusi, mirëpo ndërhyrjet nuk mbetën dot sekret për më gjatë!


TË NGJASHME