HomeShowbiz

Klipi i ri i Lady Gagas është xhiruar me iPhone 11 Pro

Lady Gaga e ka publikuar këngën e re, “Stupid Love”, të cilën e ka shoqëruar me videoklip. i cili është xhiruar i gjithi me iPhone11 Pro.

Para publikimit të projektit të ri, këngëtarja i kishte shpërndarë disa sekuenca të shkurtra, ndërsa edhe Apple e ka vënë klipin në kanalin e vet në YouTube.

Kujtojmë se edhe Selena Gomez, kishte përdorur iPhone 11 Pro për xhirimin e videos së këngës “Lose You to Love Me”.

“Stupid Love” është kënga e parë e Gagas, pas suksesit të madh me filmin “A Star is Born”, me të cilin arriti suksese të mëdha edhe përmes temave muzikore.

Apple në të kaluarën ka bashkëpunuar me Lady Gagan kur ajo kishte interpretuar në Apple Park në maj të vitit 2019.


TË NGJASHME