HomeShowbiz

Klipi i ri i Selena Gomez me J Balvin qenka fiksim!

Selena Gomez i është rikthyer muzikës pas një shkëputje të gjatë që nga gjendja e rënduar psikologjike.Këngëtarja është bashkuar me Benny Blanco dhe J Balvin për këngën e re “I Can’t Get Enough”, klipi i së cilës u publikua vetëm pak orë më parë.

26-vjeçarja shfaqet në një formë mjaft të mirë në klipin e ri që është realizuar në një super shtrat gjigant, ku Selena Blanco, J Balvin dhe Tainy shfaqen të veshur me pizhama duke kërcyer.


J Balvin dhe Tainy kërcejnë rreth këngëtares para se Blanco t’i bashkohet treshes i veshur me një kostum arushi.

Në një postim në Instagram, Selena Gomez shkruan se i duket e pabesueshme që videoja u publikua edhe pse ishte bërë vetëm një xhirim dhe kishte momente kur ajo gati rrëzohej gjatë kërcimit.

Ndërsa Balvin ka thënë vetëm fjalë të mira për këngëtaren:

“Ajo është e mrekullueshme! Një vajzë kaq modeste!  Njeri i mrekullueshëm. Jam shumë i lumtur që ajo është ashtu siç është”.



TË NGJASHME