HomeSport

Klopp: Finalet e humbura nuk më shqetësojnë, nesër ndryshon gjithçka

Ditën e nesërme, për Jurgen Klopp do të jetë një sfidë e vërtetë. Liverpool dhe Tottenham do të përballen në finalen e trofeut më të rëndësishëm europian për klube, Champions League. Përpara kësaj ndeshjeje, trajneri Klopp është dukur i qetë dhe i përqëndruar në konferencën për shtyp të zhvilluar ditën e sotme: “Do të jetë një ndeshje plot itensitet. Vështirë të thuash se cili është favoriti. Kemi fituar dy herë ndaj tyre në kampionat me rezultatin 2-1. Do të më pëlqente të bënim atë paraqitje si ndaj Barcelonës. Totenhemi është i fortë dhe ka cilësi. Do të ndikojë disi klima sepse do të jetë vapë. Do të luajmë në stadiumin më të bukur të botës”.

Klopp, nuk harroi të përmendë edhe finalet e humbura gjatë viteve. “Nga viti i kaluar kam mësuar se edhe një akrobaci nga 18 metra mund të jetë një gol. Në finalet e humbura kam pasur kundërshtarë të ndryshëm dhe situata të ndryshme. Nëse do ta dija arsyen se përse kam humbur gjashtë finale, të gjithë duhet të shqetësohen”, u shpreh Klopp.


TË NGJASHME