HomeLajmi i Fundit

Klos, vëllai qëllon vëllanë

Sherri për pronat ka përfshirë një tjetër familje në Xibër të Klosit, ku vëllezërit pas një konflikti kanë nxjerrë armët.

Pas informacioneve paraprake për vrasje, mësohet se dy persona kanë mbetur të plagosur, pasi vellai ka qëlluar me armë vëllanë.

Kanë qenë banorët e zonës ata që i kanë transportuar me mjete rrethanore vëllezërit në spitalin e Burrelit, ndërsa të dy kanë ndërruar jetë.

Ngjarja ka ndodhur pak minuta më parë. Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe pritet te kete një deklaratë zyrtare në vijim.

vijon…