HomeLajmi i Fundit

Klosi: E gabuar të japim shifra të dëmeve

Ministri i Turizmit dhe Mjedisit Blendi Klosi i ftuar në emisionin “Real Story” në ‘News24’ pohoi se tashmë në hotele janë akomoduar rreth 3500 mijë qytetarë.

Por sipas Klosit rëndësi primare ka jeta sociale e banorëve të prekur nga tërmeti. Mes të tjerash Klosi tha se akomodimi i qytetarëve në këto hotele do të jetë deri në muajin prill, pasi më pas nis puna për këta të fundit. Teksa u pyet në lidhje me shifrat e deritanishme nga dëmet e shkaktuara nga tërmeti, Klosi tha; “Do te jete e gabuar te japim shifra dhe do te jete e panevojshme te japim shifra te dëmeve tani për tani. Po behën të gjitha verifikimet. Jeta e njerëzve është prioriteti ynë kryesor”.