HomeSociale

Klosi: Ky ishte viti i turizmit rajonal, duhet të punojmë shumë më shpejt me ngritjen e infrastrukturës në zonën bregdetare

Zhvillohet në Spille “Sezoni Turistik 2020”. Viti 2020 filloi si një vit me shumë veshtirësi dhe me shumë të panjohura. Fqinjët tanë shumë të lashtë në bërjen e turizmit patën dështime të mëdha përsa i përket hapjes së hotelerisë, strukturave hoteleire, ndërsa ne ia dolëm përsëri, që të ruanim standardet dhe shërbimin cilësor.

“Ne do të duhet të falenderojmë jashtë mase pushuesit e ardhur nga vendet tona si Kosova dhe Maqedonia e veriut, pjesa shqiptare, por risia e këtij viti ishte që kishim pushues, të cilët erdhën në masë të madhe edhe nga Maqedonia e Veriut, pra shtetas maqedonas serb, Boshnjak edhe nga Bullgaria nga Mali i Zi. Pra një turizëm i ri të cilin ne do të duhet ta kultivojmë edhe të jemi shumë të gatshëm ta promovojmë. Gjatë gjithë gushtit dhe fillimit të shtatorit ishte e vështirë të gjeje qoftë edhe një dhomë bosh, apo një situatë me vende të prenotuara në hotelet e bregut shqiptarë”, tha Ministri Blendi Klosi në këtë takim.

Sipas Ministrit Klosi ka ardhur koha që ne të vazhdojmë me shumë shpejtësi me planet e zhvillimit të zonës bregdetare. Duhet të marrim masa për të menaxhuar si duhet këtë pasuri kombëtare, që është deti dhe rëra. Këto masa do të çojnë dhe në rritjen e kapaciteteve turistike, rritjen e kapaciteteve të hotelerisë.

“Pra, ka ardhur koha edhe këtu i bëj thirrje Bashkisë edhe Prefekturës po ashtu që ne të vazhdojmë me shumë shpejtësi me planet e zhvillimit të zonës bregdetare. Vija bregdetare do të duhet të jetë vija prioritare në menaxhimin e dhënies së lejeve dhe realizmin e planeve urbanistike, të cilat sic e ka dhe Spilleja në fakt, një nga problematikat që ka të bëjë me rrugën hyrëse dhe rrugën dalëse . Pra, me infrastrukturën e madhe dhe pastaj për të krijuar një fazë të dytë të zhvillimit pasi kërkesat janë të shumta në bërjen e hotelerisë, kërkesat janë të shumta për ngritjen e resorteve me kapacitete të konsiderueshme, por ne duhet të punojmë shumë më shpejt me ngritjen e infrastrukturës urbane të vijës së plazhit. Ligji i ri të cilin e kemi tashmë në diskutime qeveritare dhe pastaj për të shkuar në Parlament Ligji i ri i menaxhimit të vijës bregdetare këtë ka si synim”, tha Ministri Klosi.

Ai theksoi se pavarësisht se viti 2020 ishte një vit i vështirë, biznesi në fushën e turizmit është një biznes i suksesshëm. Dhe Spilleja është një vend ku Bashkia dhe komuniteti i biznesit ia kanë dalë të zgjidhin në kohë problematikat dhe të gjejnë gjuhën e përbashkët. Por, jemi vetëm në fillim të kësaj pune. Për të përballuar flukset turistike duhet të rrisim kapacitetet pritëse.


TË NGJASHME