HomeLajme

Klosi nga Kruja: Tur me guida profesionale

Në shekullin e nëntëmbëdhjetë poeti dhe piktori anglez Eduard Lir bëri një udhëtim të plotë në vendi tonë. Ditari i udhëtimeve të tij nëpër Shqipëri, nga Manastiri për në Ohër, Tiranë dhe Shkodër, dhe pastaj në drejtim të jugut në Himarë, Çamëri konsiderohet një prej librave më të mrekullueshëm që janë shkruar ndonjëherë për Shqipërinë në gjuhën angleze.

Por turistët kureshtar që e njohin vendin tonë edhe përmes peisazheve dhe skicave te rralla përmes këtij ditari mund mund t’i shikojnë pikat me turistike me sytë e Lirit. Në Krujë në hyrjen e kalasë u vendos tabela me hartën dhe vendet ku ka udhëtuar në këtë qytet. Ky është dhe produkti më i ri turistik që i ofrohet turistëve vendas dhe të huaj. Ministri Klosi foli për ndërtimin e një turi të plotë me guida të profesionalizuara.

“Shqipëria po shndërrohet në një destinacion turistik dhe falë këtyre investimeve që ka bërë qeveria shqiptare dhe bashkia e Krujës dhe sa herë që vjen në Krujë je i rrethuar nga turistë të huaj, por sa mirë do të ishte që në këtë pozicion ata të ndalonin, të njiheshin me historinë, të njiheshin me traditën, të merrnin guidën profesionale dhe padyshim të blinin edhe pikturat e piktorëve aktualë të cilët duhen promovuar”- tha Klosi.

Rikthimi i të gjitha pikturave që Lir i bëri peizazhit shqiptar nëpërmjet veprave të piktorëve aktualë është i rëndësishëm edhe nën komponentin turistik të prezantimit të Shqipërisë, në sytë e udhëtarëve të sotëm që vizitojnë Krujën, dhe jo vetëm u shpreh Klosi.

Fjala e ministrit Klosi
Idea e mbështetjes së këtij projekti ka qenë për të rikrijuar të gjithë itinerarin që ka ndjekur Eduard Lir por për t’i dhënë atij një kuptim në kohën e sotme, për ta krijuar si paketë turistike. Tashmë në zhvillimet turistike të Shqipërisë cdo gjë mund të kthehet në një destinacion turistik.
Idea është brilante për të rikthyer të gjtha pikturat e Eduard Lirit, peizazhit shqiptar nëpërmjet veprave të piktorëve aktuale dhe atyre që e shikojnë nga një pozicion Shqipërinë e vitit 2020 por edhe për tu dhënë turistëve një ndjesi tjetër. Një anglez piktor dhe shkrimtar i asaj kohe, njeri influent i mesit të shekullit 19 ka vizituar Shqipërinë dhe ka lënë në përkujdesin e të gjithëve një set pikturash e shkrimesh për Shqipërinë e asaj kohe.
Jo më kot ne e kemi mbështetur këtë projekt pasi mendojmë që është shumë interesante që tashmë në vendet ku Eduard Lir ka ndenjur për disa orë dhe ka pikturuar peizazhet të rikthehemi qytetarët e vitit 2020, shqiptarë dhe të huaj, për të parë sesi Shqipëria është transformuar për mirë dhe për keq, për të parë sesi në disa raste kemi abuzuar me mjedisin .
Po të shikosh pikturën e Eduard Lir për Krujën është magjia, por po të shikosh realitetin që ka sot përsa i përket mënyrëz abuzive me shfrytëzimin e guroreve e problematikat e mjedisit realisht të vjen keq.
Por kur e shikon këtu vendin që kanë zgjedhur për të vendosur guidën turistike për të ndjekur të gjithë itinerarin e Eduard Lir, shikon se tradita është ruajtur, shikon se pazari historik i Krujës i është rikthyer me shkëlqimin e viteve dhe inovacionin e kohës turistëve përsëri, turistëve anglezë, pasardhësve të Eduard Lir, të cilët mund të gjejnë fare mirë në të njëtin pozicion që ai pikturoi madhështinë e natyës ahqiptare, hijeshinë dhe bukurinë e pamasë të kulturës së qytetarëve të Krujës por padyshim të shikojmë dhe na bën që të rimendojmë natyrisht të rigjykojmë dhe vetkritikojmë se cfarë i kemi bërë ne, peizazhit, natyrës, qytetit duke mos trajtuar asnjëherë ashtu sic duhet atë çfarë ne e kemi më të mirën; natyrën, bukurinë dhe mikpritjen e traditën e vetë qytetarëve krutanë
Ndaj nuk është thjesht një projekt, është një punë e madhe po të shikosh edhe pikturat që kanë bërë 100 piktorët aktualë shqiptarë të cilët e kanë parë në momente të reja këtë peizazh shqiptar dhe besoj që ky katalog mund të jetë nga më të bukurit që krahason cfarë para 170 vitesh dhe cfarë ndodh sot në po të njëjtin realitet, por do të donim shumë që së bashku me bashkitë e përfshira në këtë projekt të krijojmë një guidë e cila mendoj mund të jetë një nga më të suksesshmet për shumë turistë të huaj për shumë turistë të huaj që duan ta vizitojnë Shqipërinë në sytë dhe në idetë e një influenti të asaj kohe që ka bërë po të njëjtën gjë që bëjnë blogerët e sotëm, vijnë fotografojnë, pikturojnë, krijojnë atmosferë në kuadër të botës dixhitale. Atë është përpjekur të bëjë edhe Eduard Lir, rreth 170 vjet më parë dhe falë atyre skicave ne sot kemi një guidë superprofesionale , të ndërtuar me shumë mjeshtëri nga Instituti i librit.
Është një ide perfekte që mund jo vetëm ta mbështesim më shumë dhe vitin tjetër të krijojmë një tur të plotë edhe me shpjegime, edhe me përkthime në gjuhë të huaja me guida të profesionalizuara për këtë guidë pasi kemi nevojë që të rigjejmë në gjithë hapësirat tona turistike mundësira të arta. Shqipëria po shndërrohet në një destinacion turistik dhe falë këtyre investimeve që ka bërë qeveria shqiptare dhe bashkia e Krujës dhe sa herë që vjen në Krujë je i rrethuar nga turistë të huaj, por sa mirë do të ishte që në këtë pozicion ata të ndalonin, të njiheshin me historinë, të njiheshin me traditën, të merrnin guidën profesionale dhe padyshim të blinin edhe pikturat e piktorëve aktualë të cilët duhen promovuar.


TË NGJASHME