HomeSociale

Klosi nga Përmeti: Vjosa së shpejti ‘Zonë e Mbrojtur’

Blendi-Klosi

Ditën e sotme ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi së bashku me deputeten socialiste Mirela Kumbaro në një vizitë në Përmet prezantoi projektin Aquanex, i cili parashikon evidentimin e problematikave në mjedis. Klosi deklaroi se do punohet që zona e sipërme e Vjosës të shpallet Zonë e Mbrojtur.

Ne kemi mijëra e mijëra turistë të cilët vizitojën sajtet tona të UNESKOS ku padyshim Berati dhe Gjirokastra janë kulmet e turizmit shqiptar por nuk na mjafton të kemi vetëm Gjirokastrën. Ne na duhet që ta shtrijmë në të gjithe zonën ku kemi burime të mëdha. Dhe grupe të mëdha turistësh tashmë kanë zgjedhur Përmetin dhe bukuritë e tij natyrore për të qenë pjesë e vizitave të tureve të tyre. Në kuadër të zonave të mbrojtura ne po punojmë për ta shpallur zonën e sipërme të Vjosës ku përfshihet edhe zona ku po bëhet studimi në një zonë të mbrojtur.”, tha ministri Klosi.


TË NGJASHME