HomeSociale

Klosi: Po bëhemi destinacion i qëndrueshëm

Edhe këtë të martë studio “Dritare me Rudinën” në një tjetër emision për turizmin, bën pjesë të panelit të të ftuarve edhe ministrin Blendi Klosi.

“Turizmi është një biznes që duket i kollajshëm, turizmi hyn te bizneset që kanë të bëjnë me kënaqësitë ndërkohë që aktorët që e realizojnë këtë biznes vuajnë shumë dhe kanë të gjithë të drejtën e Botës të jenë kritik me politikën, me administratën publike, qendrore e lokale, pasi nuk kemi arritur ende t’i japim atyre peshën dhe vëmendjen e merituar” -vijoi më tej Klosi.

Deklaratat e ministrit Klosi u pohuan edhe nga Rrahman Kasa, Kryetar i Unionit Turistik, i cili theksoi se kritikat për ministrinë apo politikën, bëhen gjithnjë në funksion të përmirësimit të kushteve për turizmin.

“Problemi më i madh i turizmit, është zgjerimi i sezonit dhe mbushja me alternativa. Sot mund të themi se jemi duke dalë nga ajo faza e turizmit të aventurës, nga ajo adoleshenca aventureske dhe jemi duke u futur në një turizëm të ndryshëm. Pra që kur turistët një ditë të vijnë në “Prestige Resort” apo në të gjithë resortet e tjera, të kenë mundësi të shkojnë të vizitojnë Krujën, një ngjitje në Tomorr apo një vizitë në lumin e Shalës, etj.” vijoi më tej Klosi ndërsa u shpreh se me agjencinë e Turizmit është duke u punuar për të krijuar një strategji të re për detin dhe për të shfrytëzuar të gjitha potencialet që ofron vendi”, tha Kasa.

“Vitin e ardhshëm presim nga 7 deri në 7,5 milionë turistë në Shqipëri. Jemi në fillimet e kthimit në një destinacion të qëndrueshëm turistik.

Nga ana e tij, Kryetar i Unionit Turistik Rrahman Kasa u shpreh: “Ato që do na bëjnë të qëndrueshëm do jenë standardet. Kemi futur edhe anije turistike për xhiro në det, guxuam e futëm por ajo më shumë po rri pushim se s’ka ku të ndalojë. Deti i Durrësit është i cekët, kemi tentuar disa herë dhe na ka kapur në rrjeta dhe hekura, që besoj se janë vendosur në mënyrë të paligjshme”.

“Unë isha vetë në itinerarin e inaugurimit të anijes këtu në Golem. Në Vlorë janë bërë 27 anije, Karaburuni është bërë destinacion. Kemi më shumë tepër nevojë të jetojmë me detin, të hynë këto skafet, varkat. Të mësojnë fëmijët varkat me vela, skafet, të jetojnë me detin, jemi një vend me kaq shumë det dhe nuk dimë të jetojmë me të”,- tha ministri Klosi.

“Policia e Shtetit ka hartuar një plan operacional për mbarëvajtjen e sezonit turistik që në janar”. Kështu deklaroi zv/ministrja e Brendshme, Rovena Voda.

Voda foli për planin operacional të Policisë së Shtetit për sezonin turistik.

“Me shumë seriozitet, për shkak edhe të një eksperience të krijuar tashmë me një taskforcë që funksionoi shumë mirë dhe nxorëm mësime, ne hartuam një plan të përgjithshëm operacional që në janar”, – tha Voda.

Voda shtoi se nga “1 maji deri më 1 korrik 2019, kanë hyrë 1.092.623 shtetas të huaj dhe mbi 200 mijë kanë hyrë vetëm në Rinas”, ndërsa sqaroi edhe lehtësitë në pikat kufitare me qëllim shmangien e radhëve.

“Ne kemi pika të përbashkëta të kalimit kufitar me Kosovën, që funksionojë një në hyrje dhe një në dalje, që do të thotë të mos ketë kontrolle të dyfishta dhe kjo pikërisht për të shmangur radhët e gjata, mërzitjen e turistëve. Me Maqedoninë jemi në negociata për pika të përbashkëta. Në Han të Hotit kemi një pikë të përbashkët. Fluksi është i madh”, – shtoi Voda.


TË NGJASHME