HomeSociale

Klosi: Turizmi mbetet një shpresë e madhe

Ministri i Turizmit, Blendi Klosi krahas situatës politike, komentoi edhe situatën në të cilën ndodhet turizmi në vend në kushtet e pandemisë.

Ai tha se së fundmi janë bërë negociata të forta me Kosovën që të mos pengojë turistët drejt Shqipërisë, pra të mbyllë kufirin.

“Jemi në një situatë të vështirë nga pikëpamja e pandemisë, turizmi mbetet një shpresë e madhe, ka një zgjidhje të brendshme të problematikave. Bizneset e bregdetit po bëjnë punë por duhet që ka problematika. Faleminderit Kosovës që nuk e mbylli kufirin me ne. Patëm një komunikim me ministrin Krasniqi atje dhe e falënderoj po ashtu edhe ambasadorin tonë Minxhozi. Nëse mbyllet gushti do ishte katastrofë për bizneset.

Pati një vizitë edhe të ministrit të Shëndetësisë atje me Manstriliun, u arrit një marrëveshje patriotike mbi të gjitha të ruajmë detin që e kemi pasuri kombëtare. Nëse do kishim situatë tjetër të pandemisë, turizmi do dilte i pari në sektorin ekonomik”,- tha Klosi


TË NGJASHME