Aktualitet Lajme

KLP hap në fillim të shtatorit garën për anëtarin e shkarkuar

Këshilli i Lartë i Prokurorisë mbeti me 10 anëtarë pas shkarkimit të Gentian Osmanit nga Kolegji i Posaçëm i Apelimit, më 31 korrik.

Burime nga Prokuroria e Përgjithshme konfirmojnë se në fillim të shtatorit do të hapet gara për të plotësuar KLP-në me anëtarin e 11. Largimi nga drejtësia i ish-prokurorit të çështjes “Tahiri” solli vakancë në KLP, organ i cili tashmë ka mbetur me 10 anëtarë.

Kjo vakancë ka çekuilibruar balancat brenda Këshillit të Lartë të Prokurorisë, pasi ka në dorë vendimmarrjen më të rëndësishme të renditjes përfundimtare të 4 kandidatëve për Kryeprokuror të vendit.

Nëse zëvendësimi i Genatian Osmanit nuk bëhet, përpara se Këshilli i Lartë i Prokurorisë, të bëjë renditjen e kandidatëve për Prokuror të Përgjithshëm, atëherë në bazë të ligjit kryetari i KLP-së ka dy vota.

Akoma nuk është bërë e qartë se cila do të jetë lëvizja që do të bëjë qeveria e prokurorëve, do të presë anëtarin e ri, dhe më pas të dërgojë listën me kandidatët për kryeprokuror në Kuvend, apo do të mblidhet në fillim të Shtatorit me vakancën dhe të bëjë renditjen e 4 kandidatëve.

Të drejtë për të kandiduar për anëtarë në KLP e kanë vetëm prokurorët e shkallëve të para, pasi Osmani ishte prokuror në Prokurorinë për Krime të Rënda. Do të jetë asambleja ajo që do të caktojë se kush do të jetë anëtari më i ri i Qeverisë së Prokurorëve.

Më herët KPA shkarkoi një tjetër anëtare të KLP-së Antoneta Sevdarin dhe asambleja e Prokurorëve vendosi që kandidati i vetëm në garë, Vatë Staka të bëhej pjesë e këtij këshilli.

Një tjetër anëtar i KLP, i ankimuar nga Komisioneri Publik, është Besnik Cani, për të cilin ende nuk është caktuar një datë nga Kolegji i Posaçëm i Apelimit, se kur do ta zhvillojë për të seancën publike. /ABC News

Related posts

Dosja ‘Hajdari’, Izet Haxhia ka një kërkesë për gjykatën

Xhensila Gotanews

Rrudha në fytyrë? Ja si ti hiqni në kushte shtëpie

emanuela

Merr flakë kabina elektrike në Astir, disa familje pa drita

Xhensila Gotanews
Na Kontaktoni!