HomePolitikë

KLP nis punën, vendimi i parë që miratohet

Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka nisur sot nga puna, duke marrë edhe vendimin e parë. Me 10 vota pro, KLP ka miratuar projekt-vendimin për miratimin e rishikimit të buxhetit afatmesëm 2020-2022 të KLP. Sipas vendimit të miratuar, në vitin 2020 për pagat e prokurorëve e stafit, shpenzimet operative dhe investime do të jenë në dispozicion 230 724 000 lekë. Ndërsa për vitet 2021, 2022 ky buxhet është parashikuar më i ulët.

Whatsapp Image 2019 09 02 At 11.00.59

Këshilli ka pasur në dispozicion relacionin dhe projekt-vendimin p?r miratimin e projekt-buxhetit afatmes?m 2020-2022 t? Këshillit të Lartë të Prokurorisë, hartuar nga Komisioni i Planifikimit Strategjik, i Administrimit dhe Buxhetit dhe pasqyrat financiare shpjeguese.

Kreu i KLP, Gent Ibrahimi tha se ky institucion ka përpara dy sfida kryesore, ngritjen e SPAK dhe zgjedhjen e Prokurorit të Përgjithshëm.
“Do të vazhdojmë një proces transparent dhe efiçent për vlerësimin e magjistratëve me profil prokuror”, deklaroi ai.


TË NGJASHME