Aktualitet Lajme Politikë

KLP përcakton kushtet që duhet të plotësojë kreu i BKH

Këshilli i Lartë i Prokurorisë fton gjithë të interesuarit që plotësojnë kushtet e përcaktuar, të shprehin inetresin për t’u bëre pjesë e Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH). 

BKH do të ketë në përbërje të vet 60 hetues. “Ata që janë të interesuar për të aplikuar për pozicionin e Drejtorit të BKH-së duhet t’i referohen ligjit “ Për Organizimin dhe Funksionimin e Institucioneve për të Luftuar Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar” (Ligji për SPAK-un), 2016”- njofton KLP.

NJOFTIMI 

Duke pasur parasysh ritmin me të cilin po ecën Procesi i Vetingut në sistemin e drejtësisë, Këshilli i Lartë i Prokurorisë (Këshilli), shumë shpejt, do të njoftojë krijimin e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK).

Menjëherë pas këtij çasti Këshilli do të emërojë Drejtuesin e Prokurorisë së Posaçme. Pas emërimit të Drejtuesit të Prokurorisë së Posaçme do të fillojë procesi për përzgjedhjen e Drejtorit të Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH).

Ata që janë të interesuar për të aplikuar për pozicionin e Drejtorit të BKH-së duhet t’i referohen ligjit “ Për Organizimin dhe Funksionimin e Institucioneve për të Luftuar Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar” (Ligji për SPAK-un), 2016.

Neni 34, i Ligjit për SPAK-un, liston kriteret minimale që duhet të plotësohen nga kandidatët, ku përfshihet përvoja në punë, arsimimi, dhe sjellja në të shkuarën.

BKH do të ketë në përbërje 60 hetues.

Aplikantët për pozicionin e drejtorit dhe hetuesit të BKH-së duhet të dinë që procesi i përzgjedhjes do të jetë shumë rigoroz dhe sfidues.

Ai është përcaktuar në Ligjin për SPAK-un dhe do të vlerësojë aftësitë profesionale, integritetin si dhe aftësitë mendore e fizike të aplikantëve.

Kandidatët do të plotësojnë një formular aplikimi online dhe Deklaratën e Kontrollit të Pasurisë dhe të Kontrollit të Figurës, sipas Neneve 6(3), 6(4) dhe 38(2) & (3), në ligjin për SPAK-un.

Vetëm ata aplikantë që plotësojnë këta formularë dhe plotësojnë kriteret bazë do të ftohen për të marrë pjesë në hapat e mëposhtëm të përzgjedhjes, të cilët do të përfshijnë:

(a) Një provim me shkrim ku përfshihen teste konjitive të sjelljes dhë të arsyetimit logjik.

(b) Një provim me shkrim që mat aftësitë në hartimin e raporteve.

(c) Hetim mbi verifikimin e figurës që konfirmon që personi nuk është dënuar e nuk është shpalluar më parë fajtor për vepra penale.

(d) Intervistim dhe përzgjedhje nga Paneli i Përzgjedhjes i SPAK-ut.

(e) Testim i gjendjes fizike e shëndetësore.

Related posts

Ç’do bëjë opozita me 30 qershor? Ja çfarë thotë Klevis Balliu

Xhensila Gotanews

Gazetari holandez: Duhet lexuar sinjali, Holanda pret…

Mila

Europa League/ Merr fund aventura e Laçit dhe Teutës

igligota
Na Kontaktoni!