HomeSociale

KLSH ngre alarmin: Siguria dhe cilësia e barnave e cënuar, mungojnë kontrollet

Cilësia e barnave që qarkullojnë në tregun farmaceutik shqiptar është e pa kontrolluar. Kontrolli i Lartë i Shtetit në një raport për periudhën 2017 – 2018 thotë se agjensia e barnave nuk ka kryer analizat e kontrollit për ilaçet e importuara dhe ato që prodhohen në Shqipëri nga dy kompani farmaceutike franceze, për më tepër as lënda e parë që ato përdorin.

KLSH ka konstatuar se laboratori i agjencisë së barnave është i paakredituar megjithëse procesi ka nisur që në 2015 dhe nuk ka përfunduar ende. Ndër të tjera në raport theksohet se sistemi i farmakovigjlencës, i cili lidhet me efektet anësore të medikamenteve që konsumohen, është jashtë funksionit.

Mungesa e inspektimeve në nivelet e duhura në depot farmaceutike, për kushtet në të cilat ruhen barnat, si dhe për mjetet e transportit që përdoren për qarkullimin e tyre, tregon për mos organizimin e duhur të inspektimeve, papërgjegjshmëri në zbatimin e detyrimeve ligjore, si dhe mund të ndikojë negativisht në cilësinë dhe sigurinë e barnave”, theksohet në raport.


TË NGJASHME